Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar procesin e verifikimit dhe numërimit të votave në të gjitha 38 Qendrat Komunale të Numërimit, gjashtë ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.
Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, janë procesuar gjithsej 5,142 kuti votimi – nga 2,571 për secilin lloj zgjedhjesh (për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvendet Komunale).
Në numërimin e votave për Asamble Komunale në Prishtinë, Lidhja Demokratike e Kosovës radhitet e para me 29.19 përqind, pas saj është Partia Demokratike e Kosovës me 22.55 përqind, e treta është Lëvizja Vetëvendosje me 21.64 përqind dhe e fundit Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 10.04 përqind.
Këta janë 10 kandidatët më të votuar të LDK-së:
- Përparim Rama 28,740 vota
- Bujar Gashi 1,304 vota
- Bekim Gashi 1,187 vota
- Milazim Vitija 1,166 vota
- Fadil Aliu me 936 vota
- Egzon Pacolli 920 vota
- Sokol Havolli 902 vota
- Dasmor Durmishi 848 vota
- Etnik Mustafa 700 vota
- Shefqet Osmani 698 vota
Partia Demokratike e Kosovës:
- Uran Ismaili 22,198 vota
- Agron Canolli me 1,112 vota
- Leutrim Retkoceri 882 vota
- Ilirik Musliu 857 vota dhe
- Besianë Musmurati 846 vota
- Yll Muriqi 828 vota
- Granit Geci 716 vota
- Plator Gërdovci 660 vota
- Florian Beka 659 vota
- Trim Syla 585 vota
Lëvizja Vetëvendosje:
- Mrika Limani Myrtaj 21, 302 vota
- Gëzim Sveçla me 1, 534 vota
- Jeta Bujari me 1,175 vota,
- Berita Abazi Muhadri me 782 vota
- Egzon Azemi 716 vota
- Feim Osmani 673 vota
- Nora Kelmendi 652 vota
- Besart Krasniqi 552 vota
- Nexhmije Gjema 479 vota
- Lumnije Mikullovci 452 vota
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës:
- Bekë Berisha 9,886 vota
- Kreshnik Smajlaj 773 vota
- Endrit Gashi 681 vota
- Yll Bogaj 628 vota
- Behar Gashi 488 vota
- Kushtrim Mushica 454 vota
- Burhan Pajaziti 443 vota
- Argjir Rexha 373 vota
- Fadil Arifi 359 vota
- Arsim Binaku 344 vota.