Nxirren rreth 130 minatorë të ngujuar në minierën e Trepçës

Pas izolimit të rreth 130 minatorëve në minierën e Trepçës, tashmë ka filluar nxjerrja e tyre. Sipas ushtruesit të detyrës së kryeshefit të “Trepçës”, Enis Abdurrahmani, gjendja e tyre është e mirë

Ilustrim





Për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike, rreth 130 minatorë kishin mbetur të ngujuar në minierën e “Trepçës”.

Kështu ka bërë të ditur për Portali Dukagjini, ushtruesi i detyrës së kryeshefit të “Trepçës”, Enis Abdurrahmani, i cili ka njoftuar se gjendja e minatorëve është e mirë.

Ai ka theksuar se rrufeja i ka shkatërruar disa izolatorë në rrjetin energjetik.

“Rrufeja i ka shkatërruar disa izolatorë në rrjetin energjetik që është 85-shi, pra që është rrjeti i përgjithshëm i rrymës. Tash në bashkëpunim me KESCO-n, jemi duke e bërë sanimin e gjendjes atje. Diku 130 minatorë i kemi poshtë, po gjendja është mirë, ka komunikim me ta, janë afruar afër pushimores ku janë edhe të sigurt”.

Në anën tjetër, kryetari i sindikatës së punëtorëve të Trepçës, Gani Osmani, ka thënë se gjithçka i është kthyer normalitetit. Kjo, sepse tashmë edhe energjia elektrike është rikthyer.

Ai ka theksuar se nga kjo ngjarje nuk ka të lënduar dhe se gjendja e minatorëve të ngujuar është e mirë.

Osmani ka potencuar se periudha kohore për nxjerrjen e minatorëve është 15 minuta.

Ndërkaq, Abdurrahmani ka treguar se tashmë ka filluar nxjerrja e minatorëve.

“Jemi në fazën kur po i nxjerrim minatorët nga miniera, ka dalë minatori i parë, tashmë po dalin të tjerët, gjendja e tyre është në rregull”, shtoi ai.




Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika