OBSh: Kosova qëndron mirë me imunizim, keq me sigurime shëndetësore

Udhëheqësi i zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë (OBSh), Oleksandr Martynenko, ka thënë se Kosova qëndron më mirë sesa vendet e rajonit, për sa i përket imunizimit-vaksinimit, ndërsa ka theksuar se duhet të punohet më shumë në fushën e sigurimeve shëndetësore.

“‘Shëndeti për të gjithë’ është motoja e cila fillon shënimin e Ditës Botërore të Shëndetit  në Kosovë e që ka për qëllim vetëdijësimin për një prioritet shëndetësor. Personat duhet të investojnë në shëndet, sepse është më e lehtë dhe më e lirë për t’i parandaluar sëmundjet sesa për t’i trajtuar ato”, ka thënë Martynenko në një prononcim për Radio Kosovën.

Ai, ndër të tjera, ka thënë se zyra e OBSh-së është në përkrahje të institucioneve shëndetësore në Kosovë që t’u ndihmojë në përmirësimin e situatës për sa i përket shëndetit publik.

“Për sa i përket sistemeve shëndetësore në Kosovë, ballafaqoheni me sfida të njëjta sikurse vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, por ne si zyrë jemi këtu për t’i përkrahur institucionet shëndetësore për të përmirësuar situatën për sa i përket shëndetit publik. Në disa indikatorë Kosova qëndron më mirë për sa i përket shëndetit publik, në krahasim me vendet e Ballkanit Perëndimor e në disa qëndron me dobët”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka potencuar se Kosova qëndron mirë me imunizimin – vaksinimin në krahasim me vendet e rajonit, ndërsa ka mangësi në fushën e sigurimeve shëndetësore.

“Për sa i përket vaksinimit dhe imunizimit të rregullt, si dhe menaxhimit dhe monitorimin të sëmundjeve ngjitëse, Kosova qëndron mirë. Kurse fusha që ka nevojë të zhvillohet më mirë në Kosovë ka të bëjë më sigurimet shëndetësore dhe mbulimin financiar për shërbime shëndetësore, në mënyrë që të sigurohet që kushdo që ka nevojë për shërbime shëndetësore të mos mbesë pa to si pasojë e mungesës financiare”, ka vijuar ai.

Martynenko tutje ka thënë se një fushë e cila duhet të adresohet në mënyrë intensive është edhe rezistenca antimikrobike që ka të bëjë me konsumimin dhe marrjen e antibiotikëve pa përshkrim të mjekut.

Siç është shprehur ai, ato duhet të merren vetëm me përshkrim të mjekut dhe duhet të menaxhohen më mirë.

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika