Osmani dekoron me medaljen Presidenciale të Meritave gazetarin e ndjerë, Sulejman Gashi

E para e vendit, Vjosa Osmani pas vdekjes së gazetarit Sulejman Gashi, ia ka dorëzuar familjes së tij Medaljen Presidenciale të Meritave, me të cilën e ka dekoruar gazetarin e ndjerë për kontributin shumëvjeçar në gazetari

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani duke ia dorëzuar familjes së gazetarit të ndjerë, Sulejman Gashi medaljen Presidenciale të Meritave

Të premten e pesë gushtit, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ia ka dorëzuar familjes së gazetarit Sulejman Gashi, Medaljen Presidenciale të Meritave, me të cilën ajo e ka dekoruar gazetarin e ndjerë, Sulejman Gashi.

Në ceremoninë e organizuar në prani të familjarëve dhe të miqve, Presidentja Osmani theksoi se medalja e ndarë për gazetarin tashmë të ndjerë, Sulejman Gashi, është shprehje e mirënjohjes shtetërore për kontributin e çmuar të cilin Gashi, si gazetar e aktivist shumëvjeçar e ka dhënë për dhjetëvjetësha të tërë për shpërndarjen gjithandej të së vërtetës së Kosovës.

Presidentja Osmani theksoi poashtu se Gashi ka qenë burim i së vërtetës për Kosovën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës(ShBA) dhe një afirmues i së drejtës së saj për liri.

“Ai ishte zëri i Kosovës. Ne sot po e institucionalizojmë kujtesën për të duke e dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave për kontributin shumëvjeçar në pasqyrimin e së vërtetës së Kosovës e për të në arenën ndërkombëtare”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Familjarët e Gashit, por edhe bashkëpunëtorët e tij të pranishëm në ceremoni shprehën mirënjohje ndaj Presidentes Osmani për kujdesin që po tregon ndaj personaliteteve të cilat kanë kontribuuar për lirinë dhe pavarësinë e vendit, dhe e falënderuan atë për dekoratën të cilën e ka ndarë për kontributin shumëvjeçar të Gashit si gazetar.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika