Osmani: MCC-ja po sjell përfitime të rëndësishme për popullin e Kosovës dhe ekonominë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, po qëndron për një vizitë zyrtare në Dallas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ajo ka marrë pjesë në takimin e thirrur nga kryeshefja ekzekutive e MCC-së, Alice Albright, dhe përfaqësuesit e qeverisë amerikane

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, po qëndron për vizitë zyrtare në Dallas, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo ka marrë pjesë në takimin e thirrur nga kryeshefja ekzekutive e MCC-së, Alice Albright e po ashtu edhe nga pëfaqësuesit e qeverisë amerikane.

Osmani ka thënë se MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për popullin e Kosovës dhe ekonominë e saj.

“Bashkë me presidentët e Liberisë, Malaëit e Cabo Verdes, si dhe me kryeministrat e Mauritanisë e Sierra Leones ishim sot të ftuar të kryeshefes ekzekutive të MCC-së, Alice Albright dhe të përfaqësuesve të shumtë të qeverisë amerikane e të shteteve partnere, në një tryezë të organizuar në Dallas të Teksasit për të diskutuar për bashkëpunimin në drejtim të adresimit të sfidave zhvillimore,” shkruan Osmani.

Shija e redaktorit

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

BE: Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Mali...

Sipas Normandy Index 2025, të përgatitur nga shërbimi kërkimor i Parlamentit Evropian (EPRS), Kosova renditet në vendin e 13-të në botë për nivelin më...

Të fundit nga rubrika