Osmani për deklaratën e ambasadorit Hill: Serbia as nuk mund të ëndërrojë të jetë pjesë e NATO-s

Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill ka thënë se Serbia është më afër NATO-s sesa Kosova. Për këtë, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se Serbia as nuk mund të ëndërrojë që të jetë pjesë e NATO-s sepse sipas saj, ajo ka shkelur gjithmonë vlerat kryesore mbi të cilat qëndron kjo aleancë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar lidhur me deklaratën e ambasadorit të ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, i cili në një intervistë ka thënë se Serbia është më afër NATO-s sesa Kosova.

“Kushdo që e konsideron Serbinë si shtet që është afër NATO-s nuk i ofendon vetëm çdo shtet demokratik që po bën hapa konkret drejt anëtarësimit në NATO, por njëkohësisht është duke i ofenduar edhe viktimat e Serbisë së Millosheviqit, e cila është e njëjtë siç ka qenë edhe para disa dekadave”, ka thënë Osmani.

Osmani ka thënë se ekziston vetëm një shtet që është më larg NATO-s sesa Serbia, dhe sipas saj, ajo është “Rusia e Putinit”.

“Një shtet si Serbia, e cila vazhdimisht ka shkelur vlerat kryesore mbi të cilat qëndron NATO-ja, lëre që është larg NATO-s por nuk mund të ëndërroj të jetë pjesë e NATO-s”, ka thënë tutje presidentja, duke shtuar se Serbia është një shtet antivlera.

E para e vendit është shprehur se ky shtet asnjëherë nuk është përballur me të kaluarën e saj gjenocidale dhe se akoma vazhdon të flejë mbi varret masive.

Këtë deklaratë për medie, Osmani e ka bërë pas adresimit në ditën e dytë të konferencës “Java e Gruas 2024”.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika