Osmani takohet me Xhaferin, diskutohet për rëndësinë e intensifikimit të bashkëpunimit ndërparlamentar

Presidentja Vjosa Osmani ka përmendur kontributin e shqiptarëve për shtetformim dhe shtetndërtim të Maqedonisë së Veriut dhe ka thënë se ata janë urë e fuqishme lidhëse ndërmjet të dy shteteve

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të vizitës zyrtare në Maqedoni të Veriut është pritur në takim nga kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, më të cilin biseduan për raportet mes dy shteteve.

Përmes një njoftimi për media është bërë e ditur se Osmani ka falënderuar Maqedoninë e Veriut për votën e saj në favor të Kosovës në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës, dhe në këtë kontekst kërkoi mbështetjen e njëjtë edhe në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) dhe në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Në këtë takim është diskutuar për rëndësinë e intensifikimit të bashkëpunimit ndërparlamentar, duke përfshirë dinamizimin e takimeve dhe ndërveprimeve të komisioneve parlamentare respektive.

“Në këtë drejtim u vlerësua roli dhe kontributi i grupeve të miqësisë në parlamentet e të dyja shteteve, duke inkurajuar qasje gjithnjë e më proaktive”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, sipas njoftimit, Osmani ka përmendur kontributin e shqiptarëve për shtetformim dhe shtetndërtim të Maqedonisë së Veriut dhe ka thënë se ata janë urë e fuqishme lidhëse ndërmjet të dy shteteve.

Ajo tha se ata dëshmojnë më së miri se si respektimi i të drejtave të njeriut rezulton me integrim të suksesshëm të komuniteteve të ndryshme në një shoqëri.

“Maqedonia e Veriut është partnere e Kosovës, lidhjet me të cilën i forcojnë edhe shqiptarët që jetojnë atje. Bashkë me Kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, u pajtuam të vazhdojmë punën e përbashkët për ta intensifikuar bashkëpunimin dhe përpjekjet tona për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika