Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se të martën ka pritur në zyrë komandantin e ri të KFOR-it, Ozkan Ulutas.
Osmani, mes tjerash, thotë se e uroi për rimarrjen e detyrës teksa thekson se shprehu besimin e plotë për vazhdimin e bashkëpunimit, transmeton Dukagjini.
“Dje mirëprita gjeneralmajorin Özkan Ulutaş dhe e urova për rimarrjen e detyrës së komandantit të KFOR. Shpreha besimin e plotë për vazhdim të bashkëpunim të ngushtë në funksion të përmbushjes së synimeve të përbashkëta për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon”, ka shkruar Osmani në Facebook.