Osmani u bën thirrje deputetëve t’i drejtohen Kushtetueses: Shpresoj të mos caktohet i njëjti gjyqtar raportues

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka inkurajuar deputetët e Kuvendit që t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për çështjet që mbesin të paqarta pas vendimeve për rastet e ngritura nga PDK dhe LDK.

Gjatë një konference për media, Osmani theksoi se kjo duhet bërë me shpresën që nuk do të caktohet i njëjti gjyqtar raportues për një çështje kaq të ndjeshme.

Osmani tërheq kërkesën nga Kushtetuesja, shkaku i gjyqtarit serb që “rrezikon rendin kushtetues”

 “Unë dua t’i inkurajojë deputetët e Republikës së Kosovës, të cilët kanë mandat të plotë që t’i adresohen Gjykatës Kushtetuese, që pasi të publikohen vendimet në dy rastet e iniciuara nga partitë PDK dhe LDK, për çështjet që mbesin të pasqaruara dhe pas atij aktgjykimi që t’i adresohen drejtpërdrejt Gjykatës Kushtetuese, nën shpresën që nuk do të caktohet i njëjti gjyqtar raportues.

Ajo shtoi se nuk do ta inkurajonte asnjë institucion të linte rastin në Kushtetuese nëse nuk sqarohen të gjitha rrethanat lidhur me përzgjedhjen e gjyqtarit raportues, Radomir Laban.

“Unë nuk do ta inkurajoja asnjë asnjë institucion që ta linte lëndën në Gjykatën Kushtetuese, në qoftë se gjyqtar raportues, për temë kaq sensitive është fjala, vendoset ky gjyqtar, së paku derisa të sqarohet përfundimisht nga institucionet tona të drejtësisë”, u shpreh ajo.

Shija e redaktorit

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Të fundit nga rubrika