OVL e UÇK i paraqet zyrës së BE-së shqetësimet për Gjykatën Speciale

Delegacioni i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) është pritur sot nga Jarmo Helppikangas, shef i Njësisë për Sundimin e Ligjit, Çështjet Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e OVL-UÇK-së shprehën shqetësimet e tyre lidhur me funksionimin e Gjykatës Speciale dhe kërkuan që këto çështje të përcillen nga Helppikangas te të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.

“Sot, delegacioni i OVL UÇK-së u prit nga Z. Jarmo Helppikangas, Shef i Njësisë për Sundimin e Ligjit, Çështjet Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut, në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, për të na dëgjuar shqetësimet tona lidhur me Gjykatën Speciale.

E falënderojmë z. Helppikangas për gatishmërinë për të na dëgjuar dhe kërkuam nga ai që këto shqetësime t’i përcjellë tek të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.
Vlerësojmë rolin dhe kontributin e Bashkimit Evropian në forcimin e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë”, thuhet në njoftim/