OVL e UÇK-së paralajmëron protestë masive kundër padrejtësive të Speciales: Prishtinën ta vërshojë i gjithë kombi shqiptar

Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbajnë një protestë masive të enjten në Prishtinë, kundër padrejtësive të Gjykatës Speciale në Hagë, ku po mbahen dhe gjykohen krerët e UÇK-së.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë FIVE të Dukagjinit se pret që kryeqyteti të vërshohet nga shqiptarët nga të gjitha trojet.

Protesta, sipas Gucatit, ka marrë mbështetje nga të gjitha partitë politike, përveç Lëvizjes Vetëvendosje dhe Qeverisë në detyrë.

“Nesër presim që Prishtinën ta vërshojë i gjithë kombi shqiptar. Edhe jashtë kufijve të Kosovës. Ne shpresojmë që nesër do të kemi një numër të madh të qytetarëve. Që mundtë them besoj që do arrijmë qëllimin tonë. Do të marrë pjesë edhe lideri i shqiptarëve në Maqedoni Ali Ahmeti. Po edhe nga shteti amë do të marrin pjesë, në mënyrë të organizuar me autobusë dhe me makina. Presim shumë njerëz nesër. 106 autobusë janë vetëm në Kosovë nesër prej komunave të ndryshme. Përkrahje kemi marrë prej të gjitha partive politike, përveç VV-së dhe qeverisë në detyrë”, ka thënë Gucati.

Shija e redaktorit

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Të fundit nga rubrika