“Pa asnjë problem” – Rama pranon se do ta mposht Çekun e VV-së për kryetar të Prishtinës

Përparim Rama, kryetari aktual i Prishtinës dhe kandidat i LDK-së për një mandat të ri, ka deklaruar me bindje se do ta mposht Hajrulla Çekun e VV-së dhe kandidatët e tjerë në zgjedhjet për kryetar.

Ai ka kritikuar qeverinë për, siç tha, “bllokada puro politike” dhe veprime që sipas tij shkojnë kundër interesave të kryeqytetit.

“E kemi një qeveri të tanë që punon kundër kryeqytetit në anën tjetër shitet kombëtar që ne e duam vendin”, ka thënë ai.

Ai ka komentuar edhe deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për punësim pas vjeshtës, duke theksuar se plani i tij për Prishtinën do të vazhdojë normalisht pasi beson se do të jetë kryetari edhe për katër vjet të ardhshme.

“Në vjeshtë përveç projekteve që i kemi premtuar para katër vjetëve do të vazhdojmë normal edhe me Prishtinën përtej me projekte tjera madhore që tash i kemi në program për katër vitet e ardhshme”, ka deklaruar Rama.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika