Paraburgim ndaj policit të dyshuar për keqtrajtim të qytetarit në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj zyrtarit policor Remzi Pulaj, i cili dyshohet për keqtrajtim të një qytetari gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare dhe lëndim të rëndë trupor.

Lajmin e ka konfirmuar për “betimi për drejtësi“, Marcel Lekaj, zëdhënës i kësaj Gjykate, i cili tha se masa e paraburgimit ndaj të dyshuarit mund të zgjasë deri më 15 korrik 2025.

Në përgjigjen e Lekajt thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake, duke vlerësuar kërkesën e Prokurorit të Shtetit, shkresat e lëndës dhe provat materiale të grumbulluara deri në këtë fazë, ka gjetur se kërkesa për caktimin e e paraburgimit është e bazuar.

Ai tha se Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit, ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase, duke u mbështetur nga provat e mbledhura deri në këtë fazë. “Caktimi i paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm me qëllim të sigurimit të prezencës së pandehurit në fazën hetimore, pasi që është faza fillestare e hetimit, dhe me lënien në liri, ekziston rreziku i ndikimit në dëshmitarë , kështu do të pengonte dhe vështirësonte sigurimin e provave në fazën hetimore. Po ashtu, duke marrë parasysh peshën e rëndë të verpave penale, mënyrën në të cilën dyshohet të jetë kryer veprat penale, ashtu që me sjelljet e tij dyshohet se ka tejkaluar autorizimet ligjore në dëm të shoqërisë, ku me rastin e arrestimit të të dëmtuarit në këtë proces S.F.,  e ka keqtrajtuar ku me rastin e goditjeve në regjionin e kokës, i dëmtuari pëson lëndime të rënda trupore, të gjitha këto e bindin Gjykatën se caktimi i paraburgimit për të pandehurin është më se i nevojshëm”, thuhet në përgjigje.

Shija e redaktorit

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Dita e dytë e Grupit “EEPG” në Pejë, flitet për...

Dita e dytë në hotelin “Dukagjini” në Pejë ku janë mbledhur botues dhe ekspertë të fushës së arsimit nga vende të ndryshme të Evropës,...

BOTUESIT EVROPIANË NË KOSOVË: “DUKAGJINI” DHE EEPG-JA ME DISKUTIM SHKENCOR...

Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim (EEPG), në bashkëpunim me shtëpinë botuese "Dukagjini", po organizon eventin: "TEACHING TOGETHER: EMPOWERING EDUCATORS AND ELEVATING PUBLISHER'S ROLE...

Të fundit nga rubrika