Parakalimi i FSK-së në 15-vjetorin e Pavarësisë, tri rrugë në kryeqytet do të mbyllen përkohësisht për të gjitha mjetet

Të premten e 17 shkurtit, rrugët, “Luan Haradinaj”, “Garibaldi” dhe “Xhorxh Bush”, do të jenë të mbyllura për qarkullim për të gjitha mjetet

Forcat e Sigurisë së Kosovës

Me rastin e ceremonisë së parakalimit të FSK-së, në 15 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, të premten e 17 shkurtit rrugët, “Luan Haradinaj”, “Garibaldi” dhe “Xhorxh Bush”, do të jenë të mbyllura për qarkullim për të gjitha mjetet.

Kështu ka njoftuar Komuna e Prishtinës, përmes një postimi në Facebook.

“Me rastin e ceremonisë së parakalimit të FSK-së në 15 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ju njoftojmë se të premten, me datë 17 shkurt 2023, rr. “Luan Haradinaj”, rr. “Garibaldi” dhe rr. “Xhorxh Bush”, do të jenë të mbyllura për qarkullim për të gjitha mjetet’, thuhet në njoftimin e komunës.

Ndryshe,  zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, kanë prezantuar agjendën për shënimin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt dhe Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Çeku ka prezantuar logon që i dedikohet 15 vjetorit të shpalljes së pavarësisë që sipas tij ka motive të ngjyrave të flamurit të Kosovës, nga ngjyrat kombëtare dhe pjesa tjetër lihet me ngjyrat shprese ndjellëse dhe optimiste për të  tashmen dhe të ardhmen.

Logoja që i kushtohet 25 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, ka motive ngjyrat dhe simbolet kombëtare dhe në qendër tri figurat kryesore të kësaj beteje të Epopesë së UCK-së, gjithnjë në frymën dhe të një lloj vazhdimësie të reprezantimit të logos së Epopesë edhe nga vitet e kaluara.

Më 17 shkurt:

Fillon në 08:00 me mbledhjen festive të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Në 08:20 bëhet ngritja solemne e flamurit të Republikës së Kosovës dhe vazhdohet me nderime te monumenti i të pagjeturve për të pasuar me homazhe te varri i ish-presidentit Dr. Ibrahim Rugova, homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaqi dhe homazhe në kompleksin memorial Adem Jashari në Prekaz.

Në orën 10:30 fillon interpretimi i Filharmonisë së Kosovës brenda sallës solemne të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ndërsa, në orën 11:00 menjëherë pas interpretimit të Filharmonisë mbahet seanca solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në orën 11:20 bëhen nderime te monumenti i Policëve të rënë në detyrë dhe gjithashtu pas asaj vazhdohet me nderime të Monumenti “Heroinat”.

Parakalimi i trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës do të mbahet në sheshet qendrore të Prishtinës dhe fillon në orën 12:00 me datë 17 shkurt.

Në pasditën e 17 shkurtit pas parakalimit të trupave të FSK-së dhe Policisë do të bëhet ndezja e 1133 qirinjve para Teatrit Kombëtar të Kosovës në kujtim të fëmijëve të vrarë gjatë luftës.

Në orën 17:00 bëhet pritja shtetërore nga Presidentja e Republikës së Kosovës, ndërsa koncerti i Pavarësisë i organizuar nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK) në sallën “1 Tetori” do të fillojë në orën 20:15.

Dhe gjatë 17 shkurtit në disa nga përfaqësitë tona diplomatike nëpër botë do të ketë edhe pritje zyrtare dhe ngjarje muzikore.

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika