Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me vranësira dhe reshje të shiut vende-vende me intensitet të lartë.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se rajonet veriore dhe veriperëndimore pritet të kenë reshje më të pakta, teksa në pjesët e tjera të territorit reshjet do të jenë më të theksuara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9°C, ndërsa ato maksimale ndërmjet 12-16°C.
Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe verilindjes me shpejtësi 1 deri 11m/s.