Parashikimi i motit për të premten

Sipas njoftimit të Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, dita e premte do të karakterizohet me mot kryesisht me diell në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1°C dhe 2°C, ndërsa gjatë ditës pritet që vlerat maksimale të arrijnë nga 10°C deri në 14°C.

Sa i përket erës, ajo do të fryjë nga drejtimi jugperëndimor me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra për sekondë.