Pas aksidentit tragjik, jep dorëheqje ministri grek i Transportit

Ministri grek i Transportit, Kostas Karamanlis, ka dhënë dorëheqje për shkak të aksidentit ndërmjet dy trenave në Greqi

Ministri grek i Transportit, Kostas Karamanlis

Ministri Kostas Karamanlis ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit së Transportit dhe Infrastrukturës në Greqi, pas aksidentit tragjik në mes të dy trenave që ka lënë 36 të vdekur.

“Kur ndodh diçka kaq tragjike, është e pamundur të vazhdohet dhe të pretendohet sikur nuk ka ndodhur. Kjo quhet përgjegjësi politike. Për këtë arsye, shpall dorëheqjen time si ministër i Infrastrukturës dhe Transportit”, ka thënë Karamanlis, raporton BBC.

 “Nga thellësia e zemrës sime, shpreh dhimbjen dhe mbështetjen time për familjet e viktimave”, ka shtuar ai.

Po ashtu, gjatë ditës, është arrestuar shefi i stacionit hekurudhor në Larissa, i cili është përgjegjës për sinjalizimin.

Siç raporton BBC, ai ka mohuar se ka bërë ndonjë gjë gabim, dhe ka thënë se aksidenti mund të ketë ardhur shkaku i ndonjë dështim të mundshëm teknik.

Ndryshe, përplasja e trenave në Greqi ka ndodhur pak pas mesnate kur treni i pasagjerëve me destinacion nga Athina në Selanik është përplasur me një tren mallrash me drejtim të kundërt dhe ka marrë zjarr.

Sipas dëshmitarëve okularë dy vagonët e parë janë shkatërruar tërësisht, ndërsa tre vagonë të tjerë të trenit të pasagjerëve kanë dalë jashtë shinave.

Mbi 40 ambulanca kanë shkuar në vendngjarje, si dhe repartet e zjarrfikësve me 150 vetë, 32 policë me 15 mjete kanë izoluar vendin e aksidentit, spitalet e gjithë zonës janë vënë në gatishmëri për të trajtuar të lënduarit.

Ndryshe, kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka njoftuar se vendi ka shpallur tri ditë zie kombëtare pas aksidentit tragjik.

Të gjitha festimet publike janë anuluar dhe flamujt në ndërtesat publike do të valëviten në gjysmështizë deri të premten, shkruan BBC.

Numri i të vdekurve nga përplasja e dy trenave në Greqi, ka shkuar në 36.

Ekziston frika se numri i të vdekurve do të rritet më tepër, pasi ka ende persona të ngujuar në vagonat e parë të trenit të pasagjerëve, ku edhe po zhvillohen operacionet e kërkim-shpërthimit.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika