Ndeshja e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës në futboll mes Feronikelit dhe Trepçës është ndërprerë në minutën e 37-të, si shkak i ndryshimeve klimatike dhe kushteve jo të përshtatshme atmosferike.

Fryma e madhe dhe të reshurat e mëdha të borës bënë që ndeshja të ndalet.

AD PLACEHOLDER

Megjithatë, gjyqtari kryesor i ndeshjes Dardan Çaka, e ka rinisur ndeshjen pas afro pesë minutash pauzë.

Një vendim i tillë erdhi pasi të reshurat dhe erërat u qetësuan dhe skuadrat e vazhduan menjëherë takimin.