Pavijoni i Kosovës nderohet me çmim në Bienalen Ndërkombëtare të Durrësit

Pavijoni i Kosovës është nderuar me çmimin e tretë nga juria profesionale në Bienalen Ndërkombëtare të Durrësit.

Lajmin e ka bërë të ditur artistja dhe deputetja Eliza Hoxha përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shprehur kënaqësinë për vlerësimin dhe për mundësinë që, përmes këtij projekti, të prezantohet historia e sistemit paralel të edukimit në Kosovë.

Hoxha ka falënderuar drejtorin e Bienales, Oltsen Gripshi, për mundësinë, ndërsa ka thënë se rrëfimi për sistemin paralel të edukimit është prezantuar përmes kartografisë urbane, hulumtimit dhe artit.

Sipas saj, tema e Bienales, “Periferia, tranzicione pamore”, ka krijuar mundësinë që të trajtohet periferia e Prishtinës së viteve ’90, e cila në atë periudhë ishte shndërruar në një hapësirë të rëndësishme për mbijetesën shoqërore.

“E lumtur që më është dhënë një mundësi e tillë nga drejtori i Bienales Oltsen Gripshi dhe që rrëfimin e sistemit paralel të edukimit me pas mundësi me nda me botën përmes kartografisë urbane, hulumtimit dhe artit”, ka shkruar Hoxha.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika