Për Ditën e Mësuesit, vajza e Jakup Krasniqit e kujton atë me një deklaratë që e kishte dhënë në Hagë

Para shumë vitesh, ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, ka qenë edhe mësimdhënës, por tani ai është në paraburgim në Hagë, i akuzuar nga Gjykata Speciale për krime të luftës.

Por vajza e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Gresë Krasniqi, e ka kujtuar babën saj për Ditën e Mësuesit me një deklaratë që ai e kishte dhënë para trupit gjykues në Hagë.

“Nuk jam Kriminel. Unë jam intelektual, jam arsimuar për me qenë mësues por jam detyruar të luftoj kundër Serbisë”, kishte deklaruar Krasniqi.

Dita e Mësuesit është festa që e përkujton datën 7 mars të vitit 1887, kur u hap në Korçë, nën drejtimin e Pandeli Sotirit, Mësonjëtorja kombëtare shqipe.

Ajo ishte shkollë me karakter kombëtar e laik ku të gjitha mësimet jepeshin në gjuhën shqipe. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare, si Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami.

Në këtë ditë ne të gjithë së bashku kujtojmë mësuesit tanë të parë që na mësuan shkronjat shqipe, na mësuan se si ta duam dhe ta respektojmë atdheun.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika