Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga kryetari Sabedin Vishi në Kaçanik, marrin mbështetje për Marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha, kanë vizituar sot Komunën e Kaçanikut, me ç’rast janë pritur në takim nga kryetari i kësaj komune, Sabedin Vishi.

Tasholli dhe Hoxha e njoftuar kryetarin Vishi me misionin e platformës “Liria ka Emër” dhe me aktivitetet në kuadër të fushatës së mobilizimit qytetar për marshin “Drejtësi, jo politikë”, i cili do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, në mbrojtje të drejtësisë së paanshme dhe të vlerave të luftës çlirimtare.

“E falënderojmë kryetarin për pritjen që na e bëri dhe gatishmërinë e tij për ta mbështetur pa rezervë Marshin”, tha Tasholli.

“Të gjithë bashkë, me kryetarin e Kaçanikut, me ekzekutivin, me kuvendin dhe me qytetarët i ftoj t’i bashkohen Marshit”, shtoi Hoxha.

Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Sabedin Vishi, u zotua se kjo komunë dhe qytetarët e saj do të mobilizohen për pjesëmarrje masive në këtë Marsh.

“Ftoj qytetarët e Kaçanikut që t’i bashkangjiten Marshit paqësor. Drejtësi për çlirimtarët, jo politikë”, bëri thirrje Vishi.

Platforma “Liria ka Emër” do të vazhdojë takimet dhe aktivitetet në tërë komunat e Kosovës, me synimin e një mobilizimi sa më të gjerë qytetar për Marshin e 17 shkurtit në Prishtinë, nën moton “Drejtësi, jo politikë”.

Shija e redaktorit

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Të fundit nga rubrika