Përplasja e trenave në Greqi, arrestohet përgjegjësi i stacionit hekurudhor në Larissa

Në lidhje me aksidentin tragjik në Greqi është arrestuar shefi i stacionit hekurudhor në Larissa, i cili është përgjegjës për sinjalizimin. Siç raporton BBC, ai ka mohuar se ka bërë ndonjë gjë gabim dhe ka thënë se aksidenti mund të ketë ardhur shkaku i ndonjë dështim të mundshëm teknik

Përgjegjësi i stacionit hekurudhor në Larissa është arrestuar dhe akuzohet për vrasje në neglizhencë, pas aksidentit tragjik në Greqi ku si pasojë e përplasjes në mes të dy trenave kanë humbur jetën të paktën 36 persona ndërsa të paktën 85 janë plagosur.

Siç raporton BBC, shefi i stacionit, 59-vjeçar i cili është përgjegjës për sinjalizimin ka mohuar se ka bërë ndonjë gjë gabim dhe ka thënë se aksidenti mund të ketë ardhur shkaku i ndonjë dështim të mundshëm teknik.

Po ashtu ai është akuzuar edhe për lëndime të rënda trupore në neglizhencë.

Hetuesit po përpiqen të zbulojnë se përse dy trenat ishin në të njëjtën binar kur u përplasën pranë Larisës.

Ndryshe, përplasja e trenave në Greqi ka ndodhur pak pas mesnate kur treni i pasagjerëve me destinacion nga Athina në Selanik është përplasur me një tren mallrash me drejtim të kundërt dhe ka marrë zjarr.

Sipas dëshmitarëve okularë dy vagonët e para janë shkatërruar tërësisht, ndërsa tre vagonë të tjerë të trenit të pasagjerëve kanë dalë jashtë shinave.

Mbi 40 ambulanca kanë shkuar në vendngjarje, si dhe repartet e zjarrfikësve me 150 vetë, 32 policë me 15 mjete kanë izoluar vendin e aksidentit, spitalet e gjithë zonës janë vënë në gatishmëri për të trajtuar të lënduarit.

Ndryshe, Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka njoftuar se vendi ka shpallur tri ditë zie kombëtare pas aksidentit tragjik

Të gjitha festimet publike janë anuluar dhe flamujt në ndërtesat publike do të valëviten në gjysmështizë deri të premten, shkruan BBC.

Numri i të vdekurve nga përplasja e dy trenave në Greqi, ka shkuar në 36.

Ekziston frika se numri i të vdekurve do të rritet më tepër, pasi ka ende persona të ngujuar në vagonat e parë të trenit të pasagjerëve, ku edhe po zhvillohen operacionet e kërkim-shpërthimit.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika