Persona të panjohur i mbushën shtëpinë me grafite, burri nga Vushtrria raporton rastin në polici

"Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të dyshimtë të panjohur në derën e hyrjes së shtëpisë, garazhës si dhe në disa dritare të shtëpisë së tij me sprej kishin shkruar grafite. Rasti në procedure të rregullt hetimore", thuhet në raportin e policisë

Një burrë nga Vushtrria ka raportuar në stacionin policor se të martën persona të panjohur kanë shkruar grafite në pjesë të ndryshme të shtëpisë së tij.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se këto grafite janë shkruar me sprej në derën e hyrjes së shtëpisë, garazhës si dhe në disa dritare.

Rasti nga policia është cilësuar si “Nxitje e urrejtjes, përqarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.

Ka rast vazhdon të jetë në procedurë te rregullt hetimore.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të dyshimtë të panjohur në derën e hyrjes së shtëpisë, garazhës si dhe në disa dritare të shtëpisë së tij me sprej kishin shkruar grafite. Rasti në procedure të rregullt hetimore”, thuhet në raportin e policisë.

Shija e redaktorit

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

Të fundit nga rubrika