“Personale” me Krenare Vokshin rikthehet në ekranet e TV Dukagjinit

Në edicionin e shtatë, "Personale" me Krenare Vokshin, është rikthyer me një emision special kushtuar shqiptarëve që jetojnë dhe veprojnë në Gjermani

Krenare Vokshi

“Personale” me Krenare Vokshi është rikthyer në ekranet e televizionit më të shikuar në Kosovë TV Dukagjini.

“Personale” është vendi ku personalitete nga bota e politikës, artit e mediave rrëfejnë për si askund tjetër.

Edicioni i ri i “Personale” është rikthyer me një emision më special, ku janë shfaqur rrëfimet e shqiptarëve në Gjermani.

Ky edicion special fillon nga qyteti i bukur i Frankfurtit me disa pamje të bukura të këtij qyteti, e kështu me radhë në disa qytete ku shqiptarët janë duke jetuar dhe punuar me vite të tëra.

Ndërkaq kjo nuk është fundi që “Personale” i ka kushtuar shqiptarëve që jetojnë dhe veprojnë në të gjitha fushat në Gjermani, pasi edhe emisioni i radhës do tu kushtohet atyre. Dhe gjithashtu do të jetë një intervistë ekskluzive me kryetarin e komunës së Oterbahut (Otterbach).

“Personale” me Krenare Vokshin transmetohet çdo të premte nga 20:30 në televizionin Dukagjini.

Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika