Një burrë ka qëlluar me armë zjarri ndaj një burri tjetër pas një mosmarrëveshjeje të hënën mbrëma, dhe viktima u dërgua për tretman mjekësor.
Sipas njoftimit të Policisë në raportin 24orësh, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht ndodhet në kërkim policor.
Policia, me vendim të prokurorit, ka bastisur shtëpinë e tij, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie dhe 15 fishekë.
Rasti është iniciuar si tentim vrasje dhe është duke u hetuar.