Policia e Kosovës hap konkurs vetëm për pjesëtarë nga minoritetet

Pasi që pozitat e zyrtarëve policor të dorëhequr serb kanë mbetur bosh, Policia e Kosovës ka hapur konkurs për pranimin e pjestarëve të rinjë në pjesën veriore të vendit. Policia e Kosovës e ka specifikuar se në këtë konkurs duhet të aplikojnë të gjitha minoritetet në vend

Policia e Kosovës

Ky objekt pritet të mbushet me zyrtarë të rijnë policor.

Krejt kjo pasi që Policia e Kosovës ka hapur konkurs për pranimin e tyre.

Bëhet fjalë për stacionin policor në veri të Mitrovicës e krejt ky konkurs nuk po ndodhë krejt rastësisht.

Ka filluar procesi i zëvendësimit të zyrtarëve policorë të cilët muaj më parë dhanë dorëheqje nga pozitat e tyre.

Ata që dhanë dorëheqje ishin të komunitetit serb e po pritët që të zëvendësohen nga të gjitha komunitetet në vend.

Të paktën ashtu kërkon konkursi.

E ish drejtori i Inspektoratit të Policisë së Kosovës, Valdet Hoxha nuk e përjashton mundësinë se në këto pozita mund të aplikojnë ata që dhanë dorëheqje paraprakisht.

“duhet ta shohim në prizmin ligjor dhe në këtë kontekst po pres që të aplikojnë apo riaplikojnë ish-punojnësit të cilët kanë dhënë dorëheqje, nuk shoh ndonjë pengesë, po besoj që qoftë me direktiva  apo jo të Serbisë ata janë qytetar të RKS-së”, ka thënë Hoxha.

Në pjesën veriore të shtetit të banuar me shumicë serbe qindra zyrtarë policorë serbë dhanë dorëheqje në nëntor të vitit të kaluar, si shenjë pakënaqësie me një vendim të Qeverisë së Kosovës lidhur me targat e makinave.

Që nga dorëheqja e zyrtarëve policorë serbë në katër komunat në veri – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, policia ka njoftuar se ka dërguar atje zyrtarë të rendit nga rajone të tjera.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika