Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e Enver Sekiraqës

Policia e Kosovës ka publikuar kërkesën e bashkëpunimit me qytetarët për lokalizimin dhe arrestimin e Enver Sekiraqës, i kërkuar për veprën penale të shtytjes në kryerjen e vrasjes së rëndë

Enver Sekiraqa

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve për bashkëpunim, për ta kapur Enver Sekiraqën, i cili është arratisur ditë më parë.

Në njoftimin e policisë thuhet se kushdo që ka informacion për vendndodhjen e tij të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor ose nga telefonia fikse dhe mobile: 192 ose 038 550 999, të gjitha thirrjet në numrin 080019999 janë anonime, pa pagesë dhe konfidenciale.

“Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i kërkuar është: – Enver (Hamit) Sekiraqa i lindur me 18.11.1973 me adrese banimi rruga ”Gryka e Llapushnikut” numer 7 në Prishtinë. I dënuar për veprën penale” shtytje në kryerjen e vrasjes së rendë të parashikuar nga neni 147, par 3 dhe 9 lidhur me nenin 24 të KPK-së”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Më 18 maj, Policia e Kosovës kishte konfirmuar se Enver Sekiraqa është arratisur pas ndryshimit të masës së sigurisë, ku Apeli dy ditë më parë kishte vendosur që atë ta kthejë në paraburgim.

Ai u dënua në fillim të majit me 25 vjet burgim për shtytje në vrasjen e policit Triumf Riza më 2007.

Sekiraqa ishte dënuar edhe dy herë të tjera, por rasti ishte rigjykuar.

EKSKLUZIVE – Berisha thotë se Enver Sekiraqa është jashtë Kosovës në një spital

Enver Sekiraqa nuk është arratisur, por ka shfrytëzuar periudhën sa ishte në liri të largohet nga Kosova.

Kështu ka pretenduar avokati i tij, Besnik Berisha, i cili ka shtuar se ai fshehtas nuk u largua nga vendi dhe se po trajtohet në spital për disa probleme shëndetësore.

“Enver Sekiraqa është në spital”, KGJK suspendon gjyqtarin që e la të lirë

Ndërkohë, Këshilli Gjyqësor i Kosovës e ka suspenduar gjyqtarin që e dënoi atë me 25 vjet burgim, por e la të lirë derisa ndaj tij të përfundojnë procedurat disiplinore.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika