Policia në Mitrovicë arreston tre persona për vjedhje të një veture

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona të dyshuar për vjedhjen e një veture në Mitrovicë. Rasti është raportuar rreth orës 10:30 në Stacionin Policor Mitrovicë Jugu, ku është bërë e ditur se vetura, pronë e një klubi sportiv, ishte vjedhur.

 

Pas një pune operative dhe hetimore, njësitë policore arritën ta lokalizonin dhe ndalonin automjetin në fshatin Frashër të Mitrovicës. Tre të mitur, të dyshuar për këtë rast, u arrestuan dhe u shoqëruan në stacionin policor.

Sipas policisë, pas intervistimit dhe procedurave të nevojshme ligjore, është iniciuar rasti penal për “Vjedhje të rëndë”. Me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njërit prej tyre i është shqiptuar masa e ndalimit policor.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika