Policia nis hetimet e vdekjes së një personi në Suharekë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Suharekë.

Rasti raportohet të ketë ndodhur të shtunën e 20 prillit.

Në raportin 24-orësh thuhet se Policia e Kosovë po e heton rastin.

Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor dhe me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

“Suharekë / 20.04.2024-15:15.  Raportohet se në shtëpinë e tij,  nga familjarët është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Njësit relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin  e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Të fundit nga rubrika