Policia sekuestron arsenal armësh në Klinë e Prishtinë, arrestohen tre të dyshuar

Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Pejë dhe me mbështetjen e njësive tjera policore, ka zhvilluar më 13 gusht një aksion në Klinë dhe Prishtinë.

Gjatë operacionit janë kontrolluar tri lokacione në Klinë dhe një në Prishtinë, ku janë shoqëruar në polici tre persona të dyshuar për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

Nga ky aksion janë sekuestruar:

Një armë e gjatë snajper

Dy karikatorë me 40 fishekë

Katër pistoleta me karikatorë dhe mbi 70 fishekë

Një pistoletë me gaz me 14 fishekë

Një pushkë ajrore dhe një pushkë gjuetie

Një automatik AK-47 me dy karikatorë

Tre telefona mobilë, një thikë, një shpatë e arteve marciale dhe një antiplumb

Policia ka bërë të ditur se disa prej armëve janë me leje, por janë sekuestruar për verifikim dhe procedura të mëtejshme.

Me vendim të prokurorit kompetent, njëri nga të dyshuarit është ndaluar për 48 orë, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika