Prishtinë: Një person vjedh gjësende në një lokal, sulmon fizikisht edhe një grua

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se rasti ka ndodhur në një lokal në Prishtinë, mbrëmjen e së mërkurës. Hetimet për të njëjtin po vazhdojnë

Policia e Kosoves/ Foto: Visar Loku

Viktima grua kosovare ka raportuar se një person ka vjedhur disa gjësende nga një lokal, mbrëmjen e së mërkurës.

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se i dyshuari kishte sulmuar fizikisht edhe viktimën. Rasti ka ndodhur në Prishtinë.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka vjedhur disa gjësende nga një lokal, viktima kishte tentuar ta ndalonte të dyshuarin por i njëjti e kishte sulmuar fizikisht atë dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raport.

Ndërkaq, rasti është duke u hetuar.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika