Kryeprokurorja Kimberly West ka përfunduar fjalën përmbyllëse në gjykimin ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, duke treguar se gjatë procesit janë marrë dëshmi nga mbi 130 dëshmitarë dhe janë pranuar më shumë se 5 mijë prova.
Sipas saj, transkriptet e procesverbaleve arrijnë 28 mijë faqe, ndërsa gjykata ka shqyrtuar edhe dokumente të shumta të shkruara nga të njëjtit dëshmitarë.
Ajo ka shtuar se shumë nga këta dëshmitarë kanë përjetuar pasojat e krimeve për më shumë se 20 vite dhe shpesh kishin humbur shpresën për drejtësi.
“Kanë kaluar shumë vite tashmë dhe ata të cilët kanë humbur pjesëtarët e familjes kanë menduar se nuk do të kenë drejtësi, por shteti i së drejtës nënkupton që askush nuk është mbi të drejtën dhe ligjin. Kjo do të thotë që edhe njerëzit më të fuqishëm duhet të japin llogari. Ne kërkojmë mbi bazën e provave të paraqitura të cilat e vërtetojnë përgjegjësinë pa asnjë dyshim që të akuzuarit të japin llogari dhe të jepet dënimi i duhur”, ka deklaruar ajo para trupit gjykues.
Prokuroria: Të akuzuarit patën rol të fortë kolektiv në Shtabin e UÇK-së