Propozimi i BE-së pa njohje të ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë

Përmbajtja e propozimit franko-gjerman për zgjidhjen e çështjes mes Kosovës dhe Serbisë është bërë publik nga Radio Evropa e Lirë, e ku nuk flitet decidivisht për njohje reciproke. Ndërkohë, në Kosovë kërkohet që të ndodhë edhe njohja nga ana e Serbisë

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi (në të djathtë) dhe Petar Petkoviq (në të majtë) dhe Miroslav Lajçak, përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi (në mes) (Foto nga arkivi)





Pa njohje të ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë, po raportohet të jetë propozimi i njohur si franko-gjerman, për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

Radio Evropa e Lirë, një ditë më parë ka bërë publike disa nga pikat që pretendohet, të ketë ky propozim, që tashmë ka shkuar në duar të të dyja palëve. Sipas këtij mediumi, në këtë propozim flitet për “të drejta të barabarta Kosovës dhe Serbisë, respektim i integritetit territorial, paprekshmëri e kufijve, njohje e simboleve shtetërore dhe një aranzhim i veçantë për komunitetin serb në Kosovë janë elementet kyçe”.

Sipas këtij dokumenti, nga Serbia kërkohet që të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, dhe nënvizohet se “nëse palët pajtohen me të, ato do të jenë të vetëdijshme se moscenimi i kufijve, respektimi i integritetit territorial dhe sovranitetit, si dhe mbrojtja e pakicave janë kushtet bazë për paqe”.

Të gjitha mospajtimet, sipas këtij propozimi, Kosova dhe Serbia do t’i zgjidhnin me mjete paqësore, duke u përmbajtur nga kërcënimet apo përdorimi i forcës.

Por, ky dokument që synon të zgjidh problemin mes Kosovës dhe Serbisë, nuk përmendet në mënyrë të drejtpërdrejtë krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, por vë theksin mbi zbatimin e të gjitha obligimeve që kanë marrë palët, deri më tash, në dialogun e tyre për normalizimin e marrëdhënieve”.

Sipas analistëve, ky propozim nuk duket shumë premtues pasi sipas tyre Kosovës nuk i garantohet njohja nga Serbia.

“Tash nuk e kemi njohjen në qendër edhe në dokumentin e ri, thuhet që nuk ka njohje eksplicite por vetëm në formë implicite”, ka theksuar Dritëro Arifi – Profesor.

Sipas Arifit, ky plan edhe pse nuk dihet kur do të realizohet do të mund të implementohet.

“Është  vështirë të parashikohet se sa do të realizohet edhe si do të realizohet edhe pse në fund aty është parë një mekanizëm që do të krijohet për mbi këqyrjen e zbatimit të kësaj marrëveshje”, ka deklaruar,  Dritëro Arifi – Profesor

Një ditë më parë, kryeministri i Kosovës shprehi gatishmërinë për të pranuar një plan të tillë, derisa tha se Serbia po kërkon plan të Kinës e Rusisë, për të përshkallëzuar situatën e sigurisë në rajon.





Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika