Në Tiranë të Shqipërisë do të protestohet më 17 tetor me kërkesën për drejtësi për ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Protesta do të mbahet në sheshin “Skënderbej”, u bë e ditur në një konferencë për media të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati nga Tirana tha se kjo protestë vjen pas asaj të mbajtur në Prishtinë dhe tjetrës në Hagë – qyteti holandez ku e ka selinë Gjykata Speciale.
“Sot nga kjo tryezë ju drejtohemi të gjithë shqiptarëve, partive politike bashkoheni me ne në këtë protestë paqësore në Tiranë. Le të ngrihemi të gjithë si një vend i vetëm që të ju kundërvihemi padrejtësive”, deklaroi ai./KSP