PS-ja rrëzon propozimin e Bashës, nuk voton ndihmën prej 50 milionë eurosh për Kosovën

PS ka rrëzuar propozimin e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, që parashihte ndihmë financiare prej 50 milionë eurosh për Kosovën

FOTO: Top-Channel

Partia Socialiste (PS) ka rrëzuar propozimin e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, që parashihte ndihmë financiare prej 50 milionë eurosh për Kosovën.

Siç raporton Top-Channel, pas rrëzimit të amendamentit, Lulzim Basha me deputetët e tij u largua nga salla e Kuvendit.

Seanca e së enjtes në Kuvendin e Shqipërisë është shoqëruar me zhurmë e tensione.

Edhe pse me 23 deputetë mungesë në sallën e Kuvendit, opozita ka vijuar me mosbindjen civile duke penguar diskutimet në rend dite.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika