PSD: Marrëveshja për Energjinë është avancim i autonomisë së veriut

Partia Social Demokrate (PSD), ka reaguar ndaj ujdisë së arritur të martën në Bruksel, për energjinë, ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe. Sipas PSD-së, marrëveshja është avancim i autonomisë së veriut

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj

Pas arritjes së marrëveshjes për Energjinë midis Kosovës dhe Serbisë, ka reaguar Partia Socialdemokrate, sipas të cilës marrëveshja është avancim i autonomisë së veriut.

Në komunikatën për media të PSD-së, thuhet se asnjë marrëveshje që ka në qendër paqen mes popujve nuk lejon krijimin e entiteteve autonome në hapësirën shtetërore të një vendi tjetër.

“Marrëveshja për energjinë është avancim i autonomisë së Veriut. Udhërrëfyesi për energjinë na tregoi udhën që ky dialog po e ndjekë. Koordinatat e një marrëveshjeje përfundimtare tashmë kanë dalur në sipërfaqe. Nuk la vend për hamendje e spekulime. As për interpretime. Asociacioni i komunave me shumicë serbe e ka thelbin tek kjo natyrë politike. Përjetësimi i konfliktit është ushqim për politikanët autoritar si Kurti e Vuçiq”, thuhet në njoftim.

Sipas kësaj partie, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po institucionalizon statusin e veçantë të komunave veriore të Kosovës, përmes marrëveshjes për energjinë.

“Kemi thënë në krye të herës që Kurti është vazhdimësi e marrëveshjeve të pjesshme, të cilat vizatojnë hartën e Kosovës mbi baza etnike. Ai po kujdeset që marrëveshjet që dikur mbeten vetëm tekste pa fuqi politike, të marrin jetë”, vijon njoftimi.

Siç thuhet në njoftim, përderisa procesi i kaluar negociator e kishte si qasje politike arritjen e marrëshjeve përmes pjesëve të ndryshme, ai i tanishëm në krye me Kurtin “ka si strategji këtë qasje: marrëveshjet për tema të veçanta si arritje më e lehtë dhe disi e padallueshme e perfide e marrëveshjes finale, pa u dalluar efektet aty për aty”.

“Ky është popullizmi. Ky është rreziku”.

“Pushtetit të ri iu dashtë pak kohë për ta rrëzuar tërë ligjërimin e ndërtuar pikërisht ndaj kësaj qasjeje dhe kësaj përmbajtjeje që sot e firmosi.

Nënshkrimi i Qeverisë së Kosovës nuk na përfaqëson”, thuhet në njoftimin e PSD-së.

Të martën u dakorduan për udhërrëfyesin përmes të cilit do të zbatohet Marrëveshja për energjinë në veri e arritur më 2013.

Zëvendëskryeministri i parë dhe kryenegociatori, Besnik Bislimi, ka thënë se kjo e arritur në Bruksel, do të mundësojë faturimin e rrymës së shpenzuar në veri të vendit.

“Më në fund kemi miratuar Udhërrëfyesin për Implementimin e Marrëveshjes për Energjinë të vitit 2013 dhe 2015. Kjo mundëson faturimin e energjisë elektrike në 4 komunat veriore të Kosovës, sipas ligjeve dhe sistemit rregullativ të Kosovës”, ka shkruar Bislimi në Twitter.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika