Fituesi i Ligës së Kampionëve, Paris Saint-Germain, e ka nisur me fitore të madhe paraqitjen në Kupën e Botës për Klube. Të dielën mbrëma, PSG-ja e mposhti Atletico Madridin me rezultat bindës 4:0.
Golin e parë për parizienët e realizoi Fabian Ruiz në minutën e 19-të. Në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, Vitinha dyfishoi epërsinë për PSG-në, duke e mbyllur fraksionin e parë me rezultat 2:0.
Atletico mbeti me një lojtar më pak në minutën e 78-të, pasi Clement Lenglet u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Epërsinë numerike në fushë e shfrytëzoi PSG-ja për të vulosur fitoren.
Në minutën e 87-të, Senny Mayulu shënoi për 3:0, ndërsa Lee Kang-In realizoi golin përfundimtar në minutën e 97-të, duke e mbyllur ndeshjen me rezultatin 4:0.
PSG-ja ndeshjen e radhës në kuadër të Grupit B do ta zhvillojë pas pesë ditësh ndaj Botafogos, ndërsa Atletico Madrid do të përballet me Seattle Sounders.