Paris Saint-Germain është në epërsi me rezultat 2:0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen e parë të Grupit B të Botërorit të klubeve.
Golat e shënuar në pjesën e parë i kanë dhënë epërsinë skuadrës franceze, e cila po tregon dominim në këtë përballje.
Fabian Ruiz në minutën e 19-të de Vitinha në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, i realizuan golat për 2:0.
Pjesa e dytë është ende në zhvillim dhe mbetet të shihet nëse Atletico do të arrijë të rikthehet në lojë, apo nëse PSG do të sigurojë fitoren.
Në Grupin B janë edhe Botafogo dhe Seattle Sounders.