Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ndaj publikimit të kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, duke e akuzuar atë se ka shtrembëruar të dhëna për Kosovën vetëm për ta paraqitur si një artikull shkencor.
Limaj e ka cilësuar këtë veprim si “shumë serioz dhe fyese”, duke shtuar se punime të tilla në të kaluarën kanë rezultuar me akuza të drejtpërdrejta nga organet ndjekëse.
“Është në përputhje të plotë me propagandën serbe”, u shpreh ai.
I pyetur nëse duhet të iniciohet shkarkimi i Bashës nga posti i kryeparlamentarit, Limaj tha se për këtë çështje përgjegjësinë duhet ta marrin ata që e kanë votuar.