Punëtorët e INFRAKOS paralajmërojnë grevë: Qe 15 vjet s’pati rritje pagash

Sindikata e Punëtorëve të “Infrakos” përmes një konference për media ka kërkuar rritje të pagave për punëtorët duke thënë se në katër vitet e fundit, nuk kanë pasur takime as me zyrtarë të menaxhmentit dhe as përfaqësues të qeverisë. Marrë parasysh se ka 15 vite që pagat nuk kanë pësuar rritje, ata kanë paralajmëruar greva

Ka më shumë se një muaj që punëtorët e “INFRAKOS” në shenjë proteste ndalën trenat për të kërkuar atë që nuk e kanë marrë tash e 15 vjet, rritjen e pagave.

Veprimet sindikale i patën lënë në gjysëm në shpresë të negociatave për kërkesat e tyre.

E pavarësisht kësaj, nuk u arritë asnjë rezultat.

“Të gjitha bordet pa përjashtim, nuk kanë dashur të dëgjojnë kërkesat tona…Kërkesa jonë mbetet indeksimi i pagave në raport me ngritjen e inflacionit. Bordi dhe menaxhmenti nuk kanë arritur ta bindin qeverinë për realizimin e obligimeve të tyre”, ka thënë Hysen Nikçi, Kryetari i Sindikatës së “Infrakos”.

Rroga më e ulët në Infrakos është 320 euro e sipas Nikçit, asnjëherë në 15 vitet e fundit s’është rritur.

Për rrjedhojë, ata kanë paralajmëruar veprime sindikale.

“Kjo ndikon keq se secili punëtorë i Infrakos ndihet i anashkaluar, paga skandalpze…kemi probleme edhe me konkurse, kërkojmë inxhinier për larmi të ndryshme dhe nuk plotësohen vendet e punës sepse rroga është 480 euro”, ka thënë Hysen Nikçi, Kryetari i Sindikatës së “Infrakos”.

Në qershor të këtij viti, grevës së “Infrakos”-it iu kishin bashkangjitur edhe ata të “Trainkos”-it.

Por për këta të fundit, greva asokohe solli rezultate.

“Kemi arrit një marrëveshje të lehtë, rritja mesatare 100 euro. Është degradu paga, është koha e fundit të reflektojnë të gjitha strukturat që punëtorët e hekurudhave t’i trajtojë dinjitetshëm”, ka thënë Florim Gjyrefci, Kryetari i Sindikatës në “Trainkos”.

Ditëve të ardhshme, ata pritet të bëjnë të ditur veprimet sindikale të tyre në rast të ndonjë mosreflektimi nga menaxhmenti.

Shija e redaktorit

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Të fundit nga rubrika