Punonjësve të SHKK-së s’iu paguhen shtesat e rrezikshmërisë e të natës

Punonjësit e Shërbimit Korrektues të Kosovës ka tre muaj që nuk i kanë pranuar shtesat e rrezikshmërisë dhe as shtesat për ndërrimet e natës. Kjo sipas SHKK-së, ka ndodhur si rrjedhojë e mosndryshimit të Ligjit për Buxhetin e cila parasheh që kërkesat të bëhen në tre mujorin e fundit të vitit

Në detyrën e tyre për të mbajtur rendin në burgjet e Kosovës, punonjësit e Shërbimit Korrektues të Kosovës përballen drejtpërdrejt me rrezikun.

Por prej tre muajsh, shtesat për rrezikshmërinë por edhe ato të ndërrimit të natës e ditët e fundjavës, nuk iu janë paguar.

Në redaksinë e Dukagjinit kanë arritur ankesa mbi neglizhencën e kësaj kategorie për shtesat si dhe heshtjen institucionale për çështjen e buxhetit.

Por një arsyetim, Shërbimi Korrektues i Kosovës e ka dhënë për televizionin.

“Në këtë vit fiskal nuk ka pasur plotësim ndryshim të Ligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për  Vitin 2025, SHKK nuk ka pas mundësi të paraqes kërkesë për buxhet, pasi që lëvizjet në buxhet për këtë kategori mund të bëhen vetëm në tremujorin e fundit të vitit fiskal, për këtë arsye thesari nuk i ka ekzekutuar shtesat për ndërrime të natës”, thuhet nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Ne si organizatë buxhetore, kemi përgatitur kërkesën për Ministrinë e Financave, dhe pas miratimit të transferit, të gjitha obligimet e mbetura për zyrtarët korrektues do të paguhen në mënyrë retroaktive.

Për ata që dikur drejtonin këto institucione, përgjegjësia kryesore i mbetet Qeverisë meqenëse kjo kategori e punonjësve ishte e njohur dhe aktive për shtetin.

“Fajtore është qeveria e Kosovës, jo SHKK. Qeveria i ka fajet. S’ka qa arsyetohet kurgjo SHKK, është dasht të paguhen me kohë. Kjo është neglizhencë e qeverisë. Shtesat e rrezikshmërisë dhe ndërrimet e natës duhet të paguhen me rrogë. Është me rëndësi se rrogat ashtu kështu janë të vogla”, ka theksuar Sokol Zogaj – Ish-drejtues i SHKK-së.

SHKK nuk ka dhënë detaje rreth numrit të saktë të punonjësve pa shtesa gjersa as Ministria e Financave, nuk ka treguar se pse nuk janë paraparë mjete për këtë kategori./TVDukagjini

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika