Të mërkurën e 20 korrikut, Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës duke filluar nga ora 10:00, njofton Zyra e Kryeministrit.
Por në agjendën e kësaj mbledhjeje nuk janë dhënë më shumë detaje tjera rreth kësaj mbledhjeje.
Ndërsa në mbledhjen e 88-të të Qeverisë të mbajtur më 15 korrik, është marrë vendimi për dhënien e autorizimit zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, për nënshkrimin e Marrëveshjes dypalëshe për Bashkëpunimin për Zhvillim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Dukatit të Madh të Luksemburgut.
Po ashtu ishte miratuar vendimi për të kërkuar nga presidentja dhënien e autorizimit Bislimit për nënshkrimin e Amendamentit 2. të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Europian për Programin IPA 2015.
Në mbledhjen e fundit është miratuar në parim edhe Nisma për plotësim dhe ndryshim të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Europian për Programin IPA 2014.