Qeveria e Kosovës tregon se çfarë është diskutuar në dialog

Qeveria e Kosovës, përmes një njoftimi e ka bërë të ditur agjendën dhe temat që janë diskutuar në dialog

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i dërguari special nga Bashkimi Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Qeveria e Kosovës, ka bërë të ditur se në takimin në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është diskutuar për dy tema, të cilat sipas qeverisë ishin në agjendë.

Njëra nga to ishte “diskutimi për Kornizën e Përgjithshme të Marrëveshjes”.

“Kryeministri Kurti theksoi që kjo marrëveshje duhet të jetë ligjërisht e obligueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me njohje reciproke në qendër. Ai prezantoi disa kapituj me elemente përkatëse që duhet t’i përmbajë kjo kornizë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovë.

Kurse tema e dytë, sipas Qeverisë së Kosovës, ishin zhvillimet aktuale dhe për politikat e sigurisë.

“Tema e dytë ishin çështjet aktuale politike e të sigurisë për të cilat Kryeministri Kurti tregoi për rëndësinë e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në vendin tonë si garancione të paqes, sigurisë dhe barazisë për të gjithë qytetarët pa dallim”, vijon njoftimi.

Në fund, thuhet se kryeministri i Kosovës, i ka falënderuar “Bashkimin Evropian, z.Borrel dhe z.Lajçak, për organizimin dhe ndërmjetësimin në këto bisedime, drejt normalizimit të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë”.

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika