Qeveria i ndan KOSTT-it 40 milionë euro për obligimet ndaj ENTSO-s

Qeveria e Kosovës i ka ndarë 40 milionë euro për obligimet ndaj Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energjinë Elektrike (ENTSO)

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës

Është aprovuar ndarja e 40 milionë eurove për obligimet ndaj Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energjinë Elektrike (ENTSO), gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se kërkesa e Ministrisë së Ekonomisë ka qenë për ndarje të mjeteve për mbështetje.

Në këtë mbledhje është miratuar kërkesa e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, për shkarkimin e tre anëtarëve të Bordit të ndërmarrjes publike “Infrakos”.

Afrim Mehmetaj, Selatin Retkoceri dhe Ilir Zhita janë tre emrat e propozuar për shkarkim.

“Ndërmarrja ka ngecur në realizimin e objektivave afarise megjithëse për këtë ngecje nuk ka shkaqe objektive që do të merreshin parasysh, Qeveria vlereson se anëtarët e bordit kanë bërë shkelje të detyrave fiduciare”, ka thënë ministrja Rizvanolli.

Ajo ka propozuar që të emërohet një Bord i përkohshëm që përbëhet nga Dukagjin Kastrati kryesues, Besarta Zuka, Shpend Gjugja dhe Genc Hondozi anëtarë.

Ndërkaq, pos kësaj, qeveria ka emëruar edhe anëtarët në bordet e katër ndërmarrjeve publike.

Gjatë kësaj mbledhje, qeveria ka miratuar vendimin për emërimin e Bordit të Drejtorëve në Ndërmarrjen Publike Qendrore “Trainkos”.

Kryesues i bordit është emëruar Nol Dedaj, kurse anëtarë të bordit të drejtorëve të ndërmarrjes publike të hekurudhave janë emëruar, Astrit Mehaj, Drita Kadriu-Berisha, Blerina Shamolli, Rizah Spanca dhe Shaban Neziri.

Ndryshe, qeveria ka votuar edhe për Bordin e Kompanisë së ujësjellësit Hidroregjioni Jugor.

Në këtë mbledhje u miratua vendimi për emërimin edhe të Bordit të kompanisë Ujitjes Radoniqi-Dukagjini.

Qeveria gjithashtu ka marrë vendim për emërimin e drejtorëve të kompanisë rajonale ujësjellësi “Bifurkacioni”.

Për kryesues të Bordit u propozua Naim Rexhaj kryesues, Kujtesa Ahmeti për anëtare, edhe Kujtesa Ramadani për anëtare.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika