Qeveria merr disa vendime në mbledhjen elektronike

Mbledhja e 268-të e Qeverisë

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot një mbledhje elektronike, në të cilën janë marrë disa vendime me rëndësi për sektorë të ndryshëm.

Në këtë mbledhje është vendosur që mandati i Komisionit për Verifikimin e Diplomave të Universitetit të Mitrovicës së Veriut të vazhdojë deri më 15 tetor 2025.

Po ashtu, është plotësuar Statuti Nr. 01/2023 i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

Në kuadër të vendimeve buxhetore, qeveria ka miratuar rialokimin e 105 mijë eurove për projekte në komunën e Ferizajt dhe për ndërtimin e Shërbimeve Regjionale të Inspektoratit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) në Gjakovë.

Ndër të tjera, janë ndarë edhe mjete nga fondet e huamarrjes në vlerë prej 580,780 euro dhe 372,100 euro për financimin e projektit “Kadastri i patundshmërisë dhe aktivitetet gjeohapësinore”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika