Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen konferencës ndërkombëtare për digjitalizim “Prishtina Smart City 2025”, e cila po mbahet edhe sot në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë.
“Koha me e pa live çka po ndodh n’kryeqytet”, ka shkruar Rama në një postim në Facebook, duke theksuar se konferenca është e mbushur me zgjidhje të mençura teknologjike që tashmë kanë nisur të implementohen në kryeqytet, si dhe shumë të tjera që pritet të vijnë.
Konferenca nis në ora 09:00 dhe mbledh ekspertë vendorë e ndërkombëtarë të fushës së inovacionit dhe teknologjisë.
Rama ka bërë thirrje për pjesëmarrje duke shkruar: “Hajde edhe ti!”.