Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas dorëheqjes së ministrit në detyrë të Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Përmes një postimi në Facebook, Rama shprehu mirënjohjen e tij për punën dhe bashkëpunimin me Aliun gjatë kohës sa ky i fundit ishte pjesë e qeverisë.
Liburn Aliu jep dorëheqje pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryeparlamentar
“Dua ti shpreh mirënjohjen time më të thellë Liburn Aliut, për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe korrektësinë që tregoi gjatë gjithë kohës sa ishte Ministër i Infrastrukturës në raport me mua si Kryetar i Kryeqytetit.
Largimi i tij nuk është vetëm një humbje për institucionet, por për të gjithë ne që besojmë tek puna dhe idealet e larta të shërbimit publik.
I uroj suksese në çdo hap të ri dhe e falënderoj nga zemra për kontributin e tij të çmuar në zhvillimin e Kryeqytetit dhe në forcimin e unitetit tonë qytetar dhe kombëtar”, ka shkruar Rama.