Rama kërkon rezolutë nga Kuvendi për Thaçin dhe të tjerët: Liria ka emër dhe nuk është fajtore

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ngritur sërish zërin në mbështetje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe të bashkëluftëtarëve të tij që po mbahen në paraburgim nga Gjykata Speciale në Hagë.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, pas protestës së mbajtur në Prishtinë, Rama shprehu habinë dhe indinjatën që Kuvendi i Kosovës ende nuk ka miratuar një rezolutë gjithëpërfshirëse, e cila të dënojë, sipas tij, shkeljet e rënda të normave themelore demokratike dhe të procesit të rregullt ligjor ndaj Thaçit dhe të tjerëve që po gjykohen.

“Vazhdoj pyes veten pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin përmes një rezolute pa dallime partish, në të cilën të rreshtohen sa e sa shkeljet faktike të normës elementare demokratike të procesit të rregullt ligjor nga ana e Tribunalit të Hagës, ku të drejtat e Hashim Thaçit e shokëve të tij të izoluar nga bota prej vitesh të tëra tanimë, janë shqelmuar si hiçasgjë?!

Natyrisht që në rast se Kuvendi i Kosovës do ta bënte këtë rezolutë të vonuar, ne do ta angazhonim menjëherë Kuvendin e Shqipërisë, për ta votuar të njëjtin tekst dhe për ta përcjellë zërin e krejt shqiptarëve në çdo shtet demokratik që e sponsorizon Tribunalin, e që nuk duhet të tolerojë asnjë cënim e jo më asgjësimin e procesit të rregullt ligjor me kontributin financiar të taksapaguesve të vet

Po, Liria ka emër dhe nuk është fajtore”, ka shkruar Rama.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Të fundit nga rubrika