Rama i nderon me çmimin “Helmeta ilire” ish-oficerët britanikë për kontributin e dhënë në qershor të 99-ës

FOTO:EO

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, nderoi me çmimin “Helmeta ilire” ish-oficerët e Ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar, të cilët kanë marrë pjesë në hyrjen e trupave të NATO-s në Kosovë në qershorin e vitit 1999.

“Është shumë mirë të jem këtu, Prishtina ka një impakt te ne. 20 nga shokët e mi kanë qenë në vitin 1999. Qyteti tash është i gjallë, urime juve dhe faleminderit”, tha ish-oficeri Geremy Rowen.

Ndërsa, i pari i kryeqytetit, Përparim Rama, tha se është nder për të t’i takojë ish-ushtarakët që ndihmuan në çlirimin e vendit.

“Kam nderin që sot kam batalionin që kanë ardh me na nderu, janë njerëz që kanë hyrë të parët në Kosovë, kanë dhënë kontributin më të madh që sot jemi të lirë dhe të tregojmë historitë tona. Pas 25 viteve i falënderojmë për vizitë, këta po na falënderojnë që nuk ua kemi hedhë poshtë mundin, në shenjë të respektit ua dhashë helmetën në emër të gjithë Kosovës dhe qytetarëve”, ka vijuar Rama.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika