Rama: Turp për drejtësinë ndërkombëtare e për tifozët politikë që e shohin Thaçin si armik

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kritikuar ashpër vazhdimin e mbajtjes në Hagë të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pesë vite pas arrestimit.

Në një postim në Facebook, Rama e cilësoi situatën si “të tmerrshme” dhe akuzoi edhe “tifozët politikë të verbuar”, që sipas tij, e trajtojnë ish-presidentin Hashim Thaçi si armik politik, edhe ndërkohë që ai ndodhet prapa hekurave.

Rama ka theksuar se ish-udhëheqësit e UÇK-së, të cilët sipas tij luftuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, po detyrohen të provojnë para një gjykate ndërkombëtare se rebelimi ndaj diktaturës nuk është krim.

Ai e publikoi edhe një fotografi të Thaçit me ish-gjeneralin amerikan që udhëhoqi NATO-n në fushatën e vitit 1999, duke e cilësuar atë si dëshmitar kyç në mbrojtjen e ish-udhëheqësve të UÇK-së.

Rama u shpreh gjithashtu i zhgënjyer nga komentuesit që shpresojnë që Thaçi të mos dalë kurrë nga burgu, duke theksuar se emri i tij do të mbetet simbol i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

“Çfarë turpi për drejtësinë ndërkombëtare dhe edhe më zi për shqipsharësit digjitalë, tifozë të verbuar prej budallakisë kinse patriotike, që edhe mbrapa hekurave të kësaj padrejtësie ulëritëse, e shohin dhe trajtojnë Hashim Thaçin si armik politik, duke uruar të mos dalë më kurrë prej aty; ndërkohë që kur atyre t’u jetë harruar nami e nishani dhe asaj gjykate t’i ketë mbetur vetëm njolla e turpit të historisë, emri i Hashimit do të mbetet përgjithnjë si emri i njeriut që u bë njësh me fatin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Rama në Facebook.

Aktualisht, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020.

Së fundmi, janë zhvilluar protesta në Kosovë, Hagë dhe Shqipëri, që kërkojnë drejtësi për ish-udhëheqësit e UÇK-së, të cilat u mbështetën publikisht nga Rama.

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika